BallinaLajmeKryeministri Haradinaj: Qeveria përkrah bizneset private për hapjen e vendeve të reja...

Kryeministri Haradinaj: Qeveria përkrah bizneset private për hapjen e vendeve të reja të punës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vizitës në Komunën e Ferizajt, i shoqëruar nga kryetari, Agim Aliu, sot ka vizituar kompaninë “HIB Petrol”, ku është pritur nga pronari i kompanisë, Ibrahim Bucaliu dhe menaxhmenti i kësaj kompanie.

Pas takimit kryeministri Haradinaj tha se kjo kompani është e rëndësishme pasi që ka të punësuar 1000 persona dhe pritet që të hapë edhe 200 vende të reja të punës.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo kompani kontribuon në buxhetin e Kosovës përmes taksave me 80 milionë e 400 mijë euro. “Është me rëndësi që Qeveria e Kosovës, por edhe ajo komunale dhe të gjithë akterët tjerë në vend, të përkrahim rritjen e këtyre kompanive të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me këtë do të ketë vende të reja të punës, partneritet ekonomik dhe më shumë të hyra në buxhet.

Pronari i kompanisë, “HIB Petrol”, Ibrahim Bucaliu tha se vizita e kryeministrit Haradinaj është një ditë e veçantë dhe një kurajë që të vazhdojnë punën e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz