back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKroacia i mban “leksion” Argjentinës

Kroacia i mban “leksion” Argjentinës

Të ngjajshme

Motra është margaritar, Teuta dhe Bubulina shkëlqejnë në portretin familjar

Bubulina dhe Teuta Krasniqi kanë bërë një fotosesion, me...

Zemaj i LDK-së: Mitrovica e bashkuar dhe e zhvilluar, ky është zotimi jonë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës...

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...
- Advertisement -

Kroacia e ka siguruar kalimin në rrethin e 1/16 së finales në Rusia 2018, derisa Argjentina duhet të karkojë kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë

- Advertisement -

Kroacia ka treguar klasin e saj kundër Argjentinës duke e mundur me rezultat 3-0.

Argjentina hynte në këtë ndeshje duke kërkuar një fitore të domosdoshme për të kaluar si i pari në grup por Kroacia tregoi klasin e saj.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 0-0 por pjesa e dytë ishte e tëra e Kroacisë.

Në pjesën e parë kroatët kishin dy raste të mira për shënim.

Në fillim ishte Perisic që rrezikojë kurse më vonë rrezikojë Perez i Argjentinës.

Mandzukic ishte shumë afër për të shënuar gati në fund të kësaj pjese por topi përfundoi jashtë portës.

Në pjesën e dytë gjithçka foli mirë për Kroacinë.

Një gabim i Caballeros dhe Rebic shënon një super gol në minutën e 53’të të ndeshjes.

Pas kësaj Argjentina fillon sulmet por pa sukses.

Kroacia ishte më konkrete dhe arriti që të shënojë golin e dytë, kësaj radhe ishte një gol plot art i Luka Modric në minutën e 80’të të takimit.

E kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit gol shënoi edhe ylli i Barcelonës Ivan Rakitic.

Me këtë fitore Kroacia kalon në rrethin e tretë të 1/16 së Botërorit kurse ndeshjen e fundit për vendin e parë në grup e zhvillon kundër Islandës.

Argjentina duhet ta fitojë gjithsesi ndeshjen e fundit kundër Nigerisë dhe të shpresojë që ndeshja e nesërme mes Islandës dhe Nigerisë të përfundojë me rezultat të barabartë apo me fitoren e nigerianëve pasi që një rezultat i tillë do ti koncvenonte më shumë Argjentinës. /GazetaExpress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz