BallinaLajmeKrasniqi: Tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të...

Krasniqi: Tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik – E qartë se nuk i konvenon partisë në pushtet

Të ngjajshme

Tri cilësitë që tregojnë se Ronaldo ende është gati të luajë në Champions

Cristiano Ronaldo mund të vazhdojë të shkëlqejë në UEFA...

Rrahmani: Zgjedhjet e 7 qershorit, më të rëndësishmet që nga pavarësia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, i...

Benfica hyn në garë për Silvën, telashe për Chelsean

Benfica po përgatitet për një ndryshim të mundshëm në...

Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka reaguar duke thënë se tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se përveç synimit për të manipuluar emocionalisht diasporën, kjo temë shërben për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve që jetojnë në Kosovë nga problemet reale me të cilat përballen çdo ditë.

“Përveç synimit për të manipuluar emocionalisht diasporën, kjo temë shërben për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve që jetojnë në Kosovë nga problemet reale me të cilat përballen çdo ditë:

1. Kostoja e papërballueshme e jetesës;
2. Rritja e çmimeve të energjisë dhe përfitimet e mafies energjetike të lidhur me Serbinë;
3. Dobësimi i aleancave ndërkombëtare, sidomos me vendet që garantojnë sigurinë tonë dhe mbështesin konsolidimin e shtetit;
4. Kolapsi ekonomik – qindra biznese rrezikojnë falimentimin si pasojë e politikave destruktive të Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka theksuar se kjo temë nuk po i konvenon partisë në pushtet, pasi sipas tij kjo zbulon realitetin e hidhur të një Kosove.

“Është e qartë pse këto tema nuk i konvenojnë partisë në pushtet: sepse zbulojnë realitetin e hidhur të një Kosove që po ngelet ndër vendet më të prapambetura në Evropë.
Më mirë të flasim për votimin e diasporës”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz