BallinaLajme“Reuters”: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor, thellohet kriza politike

“Reuters”: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor, thellohet kriza politike

Të ngjajshme

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka raportuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Reuters shkruan se, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, të enjten shpalli datën e zgjedhjeve të reja, të tretat brenda pak më shumë se një viti, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë një kryetar të ri të shtetit.

“Ky votim e zgjat një krizë politike në vendin më të ri të Evropës, i cili për pjesën më të madhe të vitit të kaluar nuk ka pasur një qeveri plotësisht funksionale, pasi një parlament i përçarë dështoi për muaj të tërë të zgjedhë një kryetar të Kuvendit”, thuhet në raportimin e Reuters.

Më tej, agjencia citon Haxhiun teksa ka deklaruar pas takimit me liderët politikë se vendi po humb kohë të çmuar në proceset reformuese.

“Jemi vonë me reformat pa asnjë arsye. Nuk mund të përballojmë të humbasim kohë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz