Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka reaguar duke thënë se tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik.
Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se përveç synimit për të manipuluar emocionalisht diasporën, kjo temë shërben për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve që jetojnë në Kosovë nga problemet reale me të cilat përballen çdo ditë.
“Përveç synimit për të manipuluar emocionalisht diasporën, kjo temë shërben për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve që jetojnë në Kosovë nga problemet reale me të cilat përballen çdo ditë:
1. Kostoja e papërballueshme e jetesës;
2. Rritja e çmimeve të energjisë dhe përfitimet e mafies energjetike të lidhur me Serbinë;
3. Dobësimi i aleancave ndërkombëtare, sidomos me vendet që garantojnë sigurinë tonë dhe mbështesin konsolidimin e shtetit;
4. Kolapsi ekonomik – qindra biznese rrezikojnë falimentimin si pasojë e politikave destruktive të Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ai ka theksuar se kjo temë nuk po i konvenon partisë në pushtet, pasi sipas tij kjo zbulon realitetin e hidhur të një Kosove.
“Është e qartë pse këto tema nuk i konvenojnë partisë në pushtet: sepse zbulojnë realitetin e hidhur të një Kosove që po ngelet ndër vendet më të prapambetura në Evropë.
Më mirë të flasim për votimin e diasporës”. /Lajmi.net/