Haxhiu: Kurti është uzurpues serik i institucioneve, po e mban të bllokuar kuvendin
dp

Lexo edhePDK e Aleanca përsëri në Kuvend, kërkojnë mbajtjen e seancës konstituive – LDK nuk iu bashkangjitet

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në historinë e Kosovës s’mund të gjesh situatë më shqetësuese dhe më të rrezikshme për shtetin.
“Nuk ka ndjenjë më të keqe në përvojën time politike, sesa sot me ardhë në vendin e demokracisë e ku deputeti është i detyruar të kryejë punën e tij. Sot jo vetëm këto ulëse janë të zbrazëta, por personat që ulën në këto ulëse po keqpërdorin e po e shkelin Kushtetutën. Në historinë e re të Kosovës vështirë se mund të gjesh situatë të tillë shqetësuese e të rrezikshme për shtetin”, ka thënë ajo.
Ajo e ka quajtur Albin Kurtin si një “uzurpes serik të institucioneve” që po e mban të bllokuar kuvendin.

Lexo edhePDK e Aleanca përsëri në Kuvend, kërkojnë mbajtjen e seancës konstituive – LDK nuk iu bashkangjitet
“Deputeti i betuar Kurti, ky uzurupes serik i institucioneve shtetërore, po vazhdon ta mbajë të bllokuar kuvendin, duke pamundësuar që deputetë të kryejnë obligimet”, ka deklaruar ajo.