back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaZgjedhjet 2025Krasniqi pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për programin e PDK-së e...

Krasniqi pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për programin e PDK-së e zgjedhjet e 9 shkurtit

Të ngjajshme

Vuçiq: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë euro investime

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, tha presidenti i...

KQZ-ja akrediton 283 vëzhgues të 3 OJQ-ve, 2 ambasadave dhe 11 mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e radhës, mori...

Alban Krasniqi me vetëdije të plotë e nga zyret e KQZ-së e shkel betimin, tregon si të votohet VV-ja me postë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,...

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, takim në të cilin ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe zhvillimet e tjera aktuale në vend, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e PDK-së, thuhet edhe se Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin britanik për programin e kësaj parti dhe të kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz