BallinaLajmeKrasniqi kritikon qasjen e VV-së për propozimet për kryekuvendar: Si vezë “Kinder...

Krasniqi kritikon qasjen e VV-së për propozimet për kryekuvendar: Si vezë “Kinder Surprise”

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sipas Krasniqit, nëse një parti politike ka nevojë për votat e partive të tjera, por nuk dëshiron të zhvillojë konsultime për emrin e kandidatit, së paku duhet ta bëjë publik më herët propozimin, e jo vetëm në seancë.

Krasniqi ka përdorur edhe një krahasim ironik, duke thënë se propozimet po mbahen të fshehta deri në momentin e fundit, sikur të ishin vezë “Kinder Surprise”.

“Kur të duhen votat e partive të tjera dhe nuk dëshiron të zhvillosh konsultime për emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, të paktën duhet ta bësh publike më herët, para seancës, se kush do të jetë propozimi i radhës”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu theksoi se duke mos votuar, opozita po i jep mundësinë Lëvizjes Vetëvendosje që të fitojë betejën duke u paraqitur si pala që po bën përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ndërsa opozita shihet si bllokuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz