BallinaSportKrasniqi e rreh Landaetan, e mbron titullin EBU

Krasniqi e rreh Landaetan, e mbron titullin EBU

Të ngjajshme

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Robin Krasniqi e ka mbrojtur titullin evropian në boksin profesionit në kategorinë e peshave super të mesme “EBU”, pasi e mundi me pikë boksierin nga Venezuela, Ronny Landaetan, të shtunën në Gjermani.

Në një meç 12-rundesh në Dessau, Krasniqi fitoi me pikë pasi ishte më i mirë si kundërshtari i tij, veçanërisht në pesë rundet e para, raporton Gazeta Express.

Në fakt, Landaeta u caktua për të boksuar me Krasniqin në momentet e fundit, pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

Pas triumfit në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, Krasniqi e mbrojti titullin EBU (European Super Middleweight).

Për Haxhi Krasniqin kjo ishte lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 49 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata.

Në anën tjetër për boksierin nga Venezuela, ky ishte meçi i 17-të, 16 nga të cilat i ka fituar dhe e ka humbur një, sonte kundër Krasniqit. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz