back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKQZ tregon se çfarë ndodh nëse votohet numri 1 në listën e...

KQZ tregon se çfarë ndodh nëse votohet numri 1 në listën e VV-së

Të ngjajshme

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, u ndalohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe përfundimit të afatit për të zëvendësuar numrin 1 të listës, qytetarët hasën në konfuzitet se a do të jetë fletëvotimi i vlefshëm nëse shënjojnë numër 1 të LVV-së.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për IndeksOnlinen ka thënë se votat për kandidatët e subjekteve politike, të cilët nuk janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk do të hyjnë në formularët e rezultateve të kandidatëve.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit. Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik. Ndërsa, në paragrafin 5 theksohet se  “nëse një fletëvotim shënohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik”. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik”, ka deklaruar Elezi.

Pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dëngje me votat e vlefshme për secilën prej tyre. Pas këtij procesi, Këshilli i vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve.

“Këto të dhëna paraqiten në Fletat llogaritëse të kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër. Pas kësaj, bëhet bartja e totalit të votave për secilin kandidat të certifikuar. Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënime, por ato nuk barten të gjitha në formularët e rezultateve të kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i është ndaluar kandidimi për deputet me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas aktgjykimit të plotë të këtij institucioni u ndalohet të gjithë atyre që janë të dënuar në tre vjetët e fundit me vendim të formës së prerë të kandidojnë për postin e deputetit.

Me të njëjtin arsyetim u rrëzua edhe Qeveria e Hotit, pasi vota e deputetit Etem Arifi u shpall e pavlefshme, për shkak se ishte i dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencionet./IndeksOnline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz