KQZ: Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025
dp

Lexo edheYlli i serialit “Adolescence” shkruan historinë e kinematografisë, bëhet aktori më i ri që nominohet për Emmy

Gjatë periudhës 38 ditore (23 korrik – 29 gusht 2025) të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës:
1. përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org, ose
2. përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të jetë e qasshme për regjistrim me fillimin e kësaj periudhe.
KQZ do të publikojë të gjitha shpjegimet për hapat që duhet të ndiqen për regjistrim përmes platformës apo përmes postës, si dhe informacionet për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

Lexo edheYlli i serialit “Adolescence” shkruan historinë e kinematografisë, bëhet aktori më i ri që nominohet për Emmy
Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.
Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).