KQZ hap regjistrimin për votimin me ekipe mobile për kategoritë me nevoja të veçanta, zgjat deri me 31 maj
dp

Lexo edheHamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën

Ky proces u mundëson qytetarëve që për shkak të gjendjes shëndetësore, fizike apo rrethanave të tjera nuk mund të paraqiten në vendvotime, të votojnë përmes ekipeve mobile që do të angazhohen në të gjitha komunat e vendit.
Sipas KQZ-së, aplikimi mund të bëhet përmes platformës elektronike zyrtare vpnv.kqz-ks.org, si dhe fizikisht në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.
Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të zgjasë deri më 31 maj, ndërsa evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione do të përfundojë më 1 qershor.

Lexo edheHamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi STOP krizës dhe bashkë ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën
Në këtë kategori përfshihen personat e hospitalizuar, të moshuarit në shtëpitë e përkujdesjes, personat në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit, të paraburgosurit si dhe qytetarët në arrest shtëpiak apo në rrethana të veçanta sigurie.