back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKotzias fton Pacollin: Hajdeni dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit...

Kotzias fton Pacollin: Hajdeni dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit tanë

Të ngjajshme

Minisitri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është takuar sot në Kosovë më homologun e tij, Behgjet Pacolli.

Ministri Pacolli tha se ai pret që Greqia ta mbështesë Kosovën në integrimin e vet ndërkombëtar ashtui siç ka vepruar edhe më parë.

“Ne presim që Greqia të na mbështesë në integrimin tonë ndërkombëtar, si ka bërë dhe më parë, në UNESCO, INTERPOL, etj. Ne duam praninë e investitorëve dhe mallrave greke në Kosovë’’, deklaroi Pacolli.

Ministri Pacolli vlerësoi punën e bërë nga diplomatët grekë në krye të misionit diplomatik në Prishtinë, në krye të EULEX-it, ashtu dhe mbështetjen e Komisionerit Avramopulos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga ana tjetë ministri grek e ftoi kryediplomatin kosovar që ta vizitoj Athinën.

 “Hajdeni dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit tanë në një forum biznesi midis dy vendeve. Të krijojmë një axhendë pozitive marrëdhëniesh, të përparojmë hap pas hapi, të mos mbetemi të burgosur të historisë’’, tha ministri grek Kotzias.

Ai ftoi Kosovën në takimet e organizatës EUROMED, të 7 vendeve të Mesdheut për të shfaqur pozicionet e veta dhe për rritur bashkëpunimin evropian.

‘’Kosova i takon rajonit dhe ne do ta ndihmojmë Kosovën, sepse ndihmojmë veten’’, tha ministri Kotzias.

Ai tha se ka respekt për përpjekjet e Kosovës në ndërtimin e një realiteti të ri në rajon dhe se e mbështet pjesëmarrjen e saj në Samitin e Sofjes. Më tej kryediplomati grek Kotzias shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për restaurime objektesh të trashëgimisë kulturore./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz