back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaBotëGjendet trupi i pilotit grek, ja kush është

Gjendet trupi i pilotit grek, ja kush është

Të ngjajshme

11 arbitra shqiptarë në ndeshjet e UEFA Conference League

11 arbitra shqiptarë janë vendosur për t’i ndarë drejtësitë...

​Liverpool gati 95 milionë euro për Nico Williams

Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh...

KQZ zhvillon sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e...

U eliminua nga Kupa e Holandës, Robin van Persie mbrëmë pati një fjalosje me tifozët

Skuadra e Feyenoordit është eliminuar herët nga Kupa e...

Ekipet greke të shpëtimit kanë gjetur trupin e pilotit të një avioni Mirage-2000, të Forcave Ajrore, që u rrëzua në Detin Egje të enjten pas konfrontimit me avionë turq, raporton greekreporter.

Trupi i pilotit dhe pjesë të avionit u gjetën në brigjet verilindore të ishullit Skyros të Greqisë.

Sipas mediave greke, “piloti që u vra të enjten kur avioni i tij u rrëzua në Egjeun qendror, u identifikua nga Forca Ajrore Helenike si kapiteni Giorgos Baltadoros. Baltadoros ishte duke shërbyer në Skuadrën e Forcave Ajrore 331 në Tanagra.

Ministri Grek i Mbrojtjes Panos Kammenos njoftoi lajmin e zymtë për mediat sociale, duke shkruar:

“Një pilot grek është bashkuar me pantheonin e heronjve. Ai ra duke luftuar për mbrojtjen e sovranitetit tonë kombëtar dhe integritetin territorial. Atdheu përkulet [në sakrificën e tij] në zi. Ngushëllime të sinqerta familjes së tij dhe stafit të Forcave Ajrore Helenike “.

Mirage -2000  dhe një tjetër avion grek po ktheheshin në një bazë të forcave ajrore në Skyros pasi u përballën me aeroplanët turq që kishin shkelur hapësirën ajrore greke.

Forca ajrore e Greqisë konfirmoi në një deklaratë se ngjarja ka ndodhur në orën 12:15.

Gazeta turke Milliyet raporton se forcat e armatosura turke kanë mohuar se ndonjë prej avionëve të saj ishte në zonë në kohën e rrëzimit.

Aeroplani, një Mirage 2000-5 prodhim francez, është një nga avionët luftarakë më modernë në inventarin e Forcave Ajrore Helenike.

Pesëmbëdhjetë aeroplanë  M2000-5 u morën nga Franca.

Mediet turke nxituan të raportojnë se aksidenti nuk kishte të bënte me ndonjë sulm nga avionët apo anijet turke në zonë, ndërsa grekët theksojnë faktin se avionët ishin shumë ulët dhe kjo mund të ketë sjellë aksidentin.

“Avionët po fluturonin në 800-900 metër lartësi dhe kjo cilësohet problematike për pilotët që fluturojnë në Egje sepse avioni futet në një vorbull ajri të ngrohtë, një fenomen tipik për këtë det duke bërë që të humbasë ekuilibrin. Me shumë mundësi, piloti nuk ka mundur të reagojë në kohë për shkak të lartësisë së ulët”, raporton Zougla.gr, duke iu referuar burimeve ushtarake.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz