back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaShqiptareKosovari nga Gjermania i shpëton jetën 12-vjeçares nga Shqipëria

Kosovari nga Gjermania i shpëton jetën 12-vjeçares nga Shqipëria

Të ngjajshme

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Gjuatje me armë zjarri në Deçan, sekuestrohen disa gëzhoja

Me datën 25 tetor është raportuar për të shtëna...

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është padyshim një nga mbrojtësit më të...

A ka vend për Lladrovcin në PDK, flet Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për...

Historia e Joridës preku jo pak shqiptarë dhe duket se lotët e dhimbjes së saj i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Vajza nga Ballshi vuan nga një problem i rëndë shëndetësor dhe ka nevojë që të operohet për të shpëtuar jetën. Jorida vuan nga skolioza, e cila i është shfaqur që në moshën 8-vjeçare. Fatkeqësisht për të renë, problem ka qenë mbledhja e parave pasi ajo do duhej të kryejë dy operacione që kushtojnë 26 mijë e 500 euro.

Historinë e saj e publikoi emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ javën e kaluar dhe këtë të premte, një familje nga Kosova ka sjellë një lajm të mrekullueshëm për vajzën.

Në klasën e saj në Ballsh ka shkuar një mësues nga Ferizaj, i cili është shprehur se ajo nuk do të ketë më nevojë të derdhë lot, pasi ai dhe familja e tij kanë vendosur që t’i paguajnë operacionin. Mësuesi nga Kosova i dha një letër për ta lexuar Joridës ku njoftohej se do të merrej përsipër kostoja e operacionit.

Ndërkohë në banesën e Joridës, djali i mësuesit (mërgimtar në Gjermani) i shoqëruar nga nëna, i ka dhënë lajmin prindërve që do të japë paratë për operacionet e vajzës. Familja nga Ferizaj dha një shumë të konsiderueshme parash, gjysmën e nevojshme, pasi gjysma tjetër është arritur të mblidhet falë dhjetëra kontributeve të dhëna nga shqiptarët.

“Po ma freskon shpirtin kjo!”, tha Xhelal Bega, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës. Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet. Elvis Naçi nga ana e tij u shpreh se paratë janë mbledhur dhe është caktuar tashmë dhe data për të kryer operacionet për Joridën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz