“Ende nuk mund të besoj një gjë e tillë”, thotë 39 vjeçari për blick.ch.
Pasionin për peshqit e larmë ai e kultivon që prej 17 vitesh. “Si fëmijë kisha një akuarium me peshq të artë. Më vonë në një revistë kam hasur në llojin e krapit “Koi” dhe e kam marrë një të tillë për pishinën time. Atë e kam edhe tash”, thotë Hamëz Gashi. Por ndërkohë ai ka 21 peshq të këtij lloji. Para tri vitesh iu desh të shpërngulej pasi që pishina u bë ndërkohë e ngushtë dhe kështu më nevojitej një kopësht më i madh për ta vendosur atë.
Para dy vitesh ai filloi ndërtimin e një pishine me mure transparente. “Unë doja që peshqit t`i shikoja jo vetëm nga lart“. Me ndihmën e miqve ai ngriti një pishinë të gjatë 7, të gjerë 4 dhe të thellë 1.7 metra, e cila ka vend për 45.000 litra ujë.
Ndërsa për vete dhe familjen ai thotë se nuk do të ndërtojë pishinë, përcjell albinfo.ch. “Ne banojmë afër Liqenit të Bielit dhe shkojmë atje për të bërë banjë”, thotë shoferi, baba i dy fëmijëve.
Vjeshtën e kaluar 21 peshqit e tij u vendosën në “shtëpinë e tyre të re”. Më i madhi prej tyre është i gjatë 105 cm dhe peshon rreth 15 kg. Është femër dhe ka emrin Pamela. Të tjerët janë në mes 40 dhe 80 cm të gjatë. Ai i ka blerë ata nga tregtarë të ndryshëm në Gjermani, Luksemburg dhe Francë, të cilët i kanë sjellë nga Japonia.
Përveç tri orëve punë në ditë, këta peshq i kushtojnë z. Gashi edhe shumë para, transmeton albinfo.ch. Ai sqaron se Pamela kushton rreth 20.000 franga, ndërsa , siç e thotë: “unë e kam blerë me një çmim special prej më pak se 7.000 frangash”. Por Hamza thotë se njëri ndër peshqit e tij është më ekskluzivi: ai kushtion 1.5 milion franga!
Lexo edheKush është kosovari që u arrestua për grabitjen e milionave në Rinas? |Foto















