back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKosovarët që e panë mbrëmë vdekjen me sy nga turbulenca në airoplanin...

Kosovarët që e panë mbrëmë vdekjen me sy nga turbulenca në airoplanin Prishtinë-Bazel, shumë pasagjerë u lënduan (FOTO)

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

“Një grua është dëmtuar shumë në kokë dhe ka pas gjakderdhje, ndërsa një pasagjer që ishte ulur afër meje pasi iu është këputur rripi i sigurisë ka fluturuar afër një metër”, thotë për albinfo.ch, Enver Hoxha, pasagjer në incidentin e aeroplanit Prishtinë-Bazel.

- Advertisement -

Enver Hoxha 36 vjeçar nga Ferizaj, i cili jeton në kanton Bernë, së bashku me dy motrat dhe dhëndrin vetëm një ditë me parë kishin shkuar në Kosovë për një rast vdekje familjare. Derisa po ktheheshin për në Zvicër, për pak sa i shpëtuan një fatkeqësie tragjike. Ata ishin dëshmitarë të tmerrit që përjetuan të dielën në mbrëmje 121 udhëtarë në aeroplanin Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel.

Nga turbulencat që ndodhën rreth gjysmë ore para uljes së aeroplanit në aeroportin e Bazelit, mbi dhjetë udhëtarë janë dërguar në spitalin e këtij qyteti.
Enver Hoxha, rrëfen në detaje rastin që ndodhi në aeroplan: “Jemi lindur për të dytën herë”, thotë ai. “Kanë qenë momente kur e sheh vdekjen me sy. Kishte burra, gra dhe fëmijë. Frika na kishte kapluar të gjithëve. Kishte bërtitma të njerëzve dhe të qara”.

Enveri tregoi se aeroplani kishte turbulence të mëdha. Janë thyer mbrojtëset e karrigeve dhe shumë pasagjerëve iu janë këputur rripat e sigurisë. “Një grua është dëmtuar shumë në kokë dhe ka pas gjakderdhje, ndërsa një pasagjer që ishte ulur afër meje pasi iu është këputur rripi i sigurisë ka fluturuar afër një metër”, tregon ai, duke shtuar se turbulencat kanë zgjatur vetëm disa minuta, por frika tek njerëzit ishte e madhe derisa ata zbritën në tokë.

Ekuipazhi i aeroplanit thotë ai gjatë tërë kohës kanë biseduar dhe janë munduar t’ju dalin në ndihmë dhe t’i qetësojnë udhëtarët. Më të zbritur në Bazel kanë qenë të pranishëm ambulance dhe zjarrfikës të shumtë. “Fatmirësisht ne nuk kemi pas nevojë për trajtime mjekësore, por ata që ishin të lënduar, janë dërguar menjëherë për në spitalin e Bazelit”, shton tutje ai për albinfo.ch.

Ndonëse ende nuk iu është larguar paniku, Enveri shprehet se do të udhëtojë sërish me aeroplan për në Kosovë. “Do të udhëtoj edhe me aeroplan dhe me çdo mjet tjetër sa herë që të me merr malli për Kosovë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz