BallinaLajme​Kosova synon inovacionin, Kurti: Të rinjtë kyç për tregun e punës

​Kosova synon inovacionin, Kurti: Të rinjtë kyç për tregun e punës

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Kryeministri Albin Kurti tha se pasuria më e madhe e vendit janë njerëzit, ku të rinjtë në Kosovë përfaqësojnë përqindjen më të madhe.

Tutje, ai theksoi se “Kosova ka zgjedhur të mësojë, punojë dhe të jetë e hapur ndaj botës”.

Kështu u shpreh ai në eventin e organizuar nga Asociacioni i Udhëheqësve të Shërbimit në Kosovë me temën “Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”.

“Ne jemi të vetëdijshëm që tregu i punës po ndryshon, na duhen shkathtësi për të qenë konkurrues. Prandaj, kemi paraparë projekte dhe iniciativa, të cilat do të ofrojnë mundësi shtesë. Synojmë të jemi vendi ku inovacioni zhvillohet. Ky nuk është një vizion i largët por një proces që ka nisur. Kosova ka gjjthçka që duhet për ta bërë hapin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Të rinjtë në Kosovë, ai shtoi se flasin disa gjuhë.

“Pasuria më e madhe janë njerëzit tanë. Jemi populli më i ri në botë, të cilët flasin disa gjuhë, kanë shkollimin për të zhvilluar talentin e tyre. Kemi lidhje të forta me mërgatën tonë, mbi një milion të cilët jetojnë në vendet gjerman-folëse”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz