Kosova synon inovacionin, Kurti: Të rinjtë kyç për tregun e punës
dp

Lexo edheKonfirmohet rasti i parë i lisë së deleve dhe dhive në Kosovë, AUV vendos masa të rrepta në Ferizaj e Gjilan

Tutje, ai theksoi se “Kosova ka zgjedhur të mësojë, punojë dhe të jetë e hapur ndaj botës”.
Kështu u shpreh ai në eventin e organizuar nga Asociacioni i Udhëheqësve të Shërbimit në Kosovë me temën “Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”.
“Ne jemi të vetëdijshëm që tregu i punës po ndryshon, na duhen shkathtësi për të qenë konkurrues. Prandaj, kemi paraparë projekte dhe iniciativa, të cilat do të ofrojnë mundësi shtesë. Synojmë të jemi vendi ku inovacioni zhvillohet. Ky nuk është një vizion i largët por një proces që ka nisur. Kosova ka gjjthçka që duhet për ta bërë hapin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Lexo edheKonfirmohet rasti i parë i lisë së deleve dhe dhive në Kosovë, AUV vendos masa të rrepta në Ferizaj e Gjilan
Të rinjtë në Kosovë, ai shtoi se flasin disa gjuhë.
“Pasuria më e madhe janë njerëzit tanë. Jemi populli më i ri në botë, të cilët flasin disa gjuhë, kanë shkollimin për të zhvilluar talentin e tyre. Kemi lidhje të forta me mërgatën tonë, mbi një milion të cilët jetojnë në vendet gjerman-folëse”, tha ai.