Anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Kosovës për popullin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa, me vlerë rreth 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për banorët në nevojë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se vendimi për këtë ndihmë u mor që në janar, por realizimi i saj u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, raporton lajmi.net
“Ndihma humanitare përfaqëson angazhimin e Kosovës në kuadër të solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile në Gaza,” tha Kurti, duke shtuar se Qeveria aktuale është e para në historinë e Kosovës që ofron një mbështetje të tillë për banorët e Gazës.
Postimi i tij i plotë: