Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeKosova në rrezik, 63 persona të vdekur nga sëmundjet ngjitëse, ja cili...

Kosova në rrezik, 63 persona të vdekur nga sëmundjet ngjitëse, ja cili virus është më i rrezikshëm

Të ngjajshme

Si një ndejë në disktotekë, atmosfera në Suharekë

Komuna e Suharekës i ka hapur dyert për mërgimtarët...

USYK FITORE! Nokauton Duboisin në rundin e 5-të

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut,...

Ndeshje që do të mbahet në mend, Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale

Kombëtarja e Gjermanisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit...

Moti për të dielën: Temperaturat deri në 33°C, mundësi për riga lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të dielën...

Usyk dhe Dubois ngjiten në ring

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois tashmë janë ngjitur në...

Gjatë vitit të kaluar nga sëmundjet ngjitëse kanë vdekur 63 persona në Kosovë.

Në bazë të të dhënave në Agjencinë e  Statistikave numri më i madh i të vdekurve më 2018 ishte nga sëmundja Sepsis me gjithsej 21 persona, ose 33.3 përqind, shkruan Indeksonline.

Albina Ponosheci Biçaku, infektologe në Klinikën e Infektivës në QKUK, për Indeksonline ka thënë se këtë vit numri më i madh i vdekjeve janë shkaktuar nga virusi i gripit (Influenca A), ndërsa vetëm një rast nga virusi i HIV-it  dhe meningjiti.

“Sa i përket Infeksioneve të sistemit respirator, nga virusi i influenzës A në Klinikën Infektive kanë qenë të spitalizuar 170 raste, e përcjellur në disa raste me forma të rënda të pneumonisë dhe shenja të insuficiencës respiratore.

Për fat në vitin e fundit nuk kemi regjistruar asnjë rast të vdekjes nga format akute të hepatiteve virale. Derisa raste të vdekjeve janë shënuar te format kronike të shoqëruara me cirozë si komplikim dhe malinjitet që përfundojnë në stadin e fundit me fatalitet”, ka thënë ajo.

Biçaku tutje ka sqaruar se prej sëmundjeve tjera ngjitëse në 9 mujorin e parë të vitit 2019  janë evidentuar raste me: Hepatiti akut B, Herpatit akut A, Ethe Hemorragjike,  Mononucleozë infeksioze, Meningjit viral , Parotit, Pertusis, Variçellë, Enteroviroza.

“Në vendin tonë sëmundjet ngjitëse më të përhapura janë infeksionet streptokoksike-Angina lakunare ose streptokoksike, infeksionet e sistemit respirator me 37.8 %, pasuar nga sëmundjet e sistemit gastrointenstinal me 21.3%.

Sëmundjet ngjitëse që barten përmes gjakut dhe produkteve të tij: Virusi hepatitit B dhe C, Virusi i etheve hemorragjike dhe përmes gjakut dhe kontaktit seksual janë virusët e hepatitit dhe virusi i HIV-it”, ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket shqetësimit të qytetarëve për sëmundjen e etheve hemorragjike, e cila bartet te njeriu përmes pickimit të rriqërave, Biçaku ka thënë se ka një rënie drastike të kësaj sëmundjeje, shkruan Indeksonline.

“Për fat viteve të fundit kemi rënie drastike të rasteve me këtë sëmundje, dhe këtë vit është vetëm një rast i cili ka mbijetuar dhe ka kaluar sëmundjen”, tha ajo.

Infektologja tha se virusët më të shpeshtë që hasen te të rriturit janë: Virusët e Hepatiti A, B, C, E, HIV, virusi i etheve hemorragjike, shkaktarët e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme psh. Chlamydia.

“Po thuajse të gjitha sëmundjet infektive e po ashtu edhe ato ngjitëse i karakterizon një fillim i ngjajshëm me sipmtoma të përgjithshme si temperaturë, ethe, lodhje, plogështi, vjellje, etj. E që më vonë fillojnë të paraqiten simptoma dhe shenja specifike të sëmundjes”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit