back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKosova në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-COVID

Kosova në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-COVID

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokaustit: Angazhohemi për të vërtetën

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 6 milionë...

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se janë në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjnë në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës anti-COVID19 kur ajo të jetë gati.

Këtë deklaratë ministrja Bajrami e dha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku u miratua Projektbuxheti për vitin 2021.

“Si Ministri e Financave jemi në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjmë në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës antiCOVID dhe kjo na bën të sigurt se do të jemi ndër vendet e para që sapo të dal vaksina të arrijnë”, tha Bajrami.

“…Kur furnizohen për shumë vendet tjera në mesin e tyre do të jetë edhe Republika e Kosovës”, tha ministrja.

Ajo më tej bëri të ditur se këto janë parashikimet bazuar në situatën aktuale.

Ndryshe, ministrja Bajrami u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19, pasi sipas saj, një mbyllje e dytë do të ishte fatale për ekonominë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz