back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaSportKosova ka një javë kohë për të nisur emrat e lojtarëve në...

Kosova ka një javë kohë për të nisur emrat e lojtarëve në FIFA

Të ngjajshme

A është sërish problem blerja e librave për nxënësit?

Ministria në detyrë e Arsimit në Kosovë ka hapur...

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

Policia e Shtetit ka njoftuar për një rast të...

Provat serbe të pranuar nga Specialja, Bajraktari: Duhet të shpallen të papranueshme

Avokati Ardian Bajrakatari ka vlerësuar se Gjykata Speciale duhet...

Kaq gjatë po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Pritjet për të dalë nga Kosova veçse po rriten. Qendra...

FIFA vazhdon të zvarrisë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), duke mos i kthyer përgjigje se në cilët lojtarë mund të llogarisë pas pranimit. Por ajo ia ka dhënë një detyrim FFK-së, sikur edhe federatave të tjera.

Kosova është e obliguar ta dorëzojë listën me emrat e lojtarëve, në të cilët llogarit për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusia 2018” më së largu deri të premten e ardhshme (5 gusht).

Pas kësaj, FFK-ja ka tri javë kohë për të dërguar ftesat nëpër klubet evropiane për lojtarët që do t’i grumbullojë për ndeshjen e parë eliminatore, të cilën e luan pas 40 ditësh.

E përgjigjja e FIFA-s po e mban peng seleksionuesin e Kosovës, Albert Bunjaki. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë eliminatore për botërorin “Rusia 2018” do ta zhvillojë më 5 shtator në Helsinki kundër Finlandës.

“Gjendja është shumë e vështirë në këtë moment, pasi i kemi edhe 40 ditë para lojës së parë eliminatore dhe ende nuk kemi përgjigje nga FIFA se cilët lojtarë mund të ndërrojnë përfaqësuesen”, ka deklaruar Bunkaki për Kohën Ditore.

“Duhet që kjo përgjigje të vijë sa më parë dhe të jetë pozitive, natyrisht. Edhe tetë ditë më duhet ta dërgoj listën e lojtarëve në FIFA, kurse brenda 20 ditëve duhet t’i dërgojmë ftesat për lojtarët nëpër klube”, është shprehur Bunjaki.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz