Kosnett thirrje për luftim të korrupsionit: Nëse e shihni ndonjë rast, na lajmëroni neve
03
Lexo edheAleksandër Lumezi nuk e komenton vendimin e gjykatës
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur përsëri për dukurinë e korrupsionit në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnnet ka thënë se luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, dhe se askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet.
Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka informacione për mashtrim në rekrutimin e punëtorëve në ambasadën e SHBA-ve, në prokurim apo programe, ta lajmërojë atë.
“Luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, askush s’duhet të jetë i lirë nga hetimet. Nëse dyshoni për mashtrim në punësimin e ambasadës amerikane, prokurimin ose programet, ne duam ta dijmë”, ka shkruar ai.

Lexo edheAleksandër Lumezi nuk e komenton vendimin e gjykatës
Ndryshe, ambasada amerikane nuk ka reaguar ende për aktgjykimin lirues në rastin “Pronto”, ani pse në të kaluarën kjo ambasadë ka qenë mjaft aktive në reagimet për gjykimet e rasteve të kësaj natyre.