Sot është mbajtur mbledhja solemne e Asamblesë komunale të Skënderajt, ku janë betuar asambleistët e rinj dhe kryetari Bekim Jashari.
Betimi i asambleistëve dhe kryetarit ka shkruar pa probleme, por jo edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Se cfarë ndodhi në të vëretë kur u votua për kryesuesin, ka folur edhe koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani.
Drenicapress e sjell të plotë reagimin e Hysni Mehanit:
Sot e masakruan demokracinë, dhe e amnestuan kryersinë e aktit të turpshëm, duke u thirrur po në demokraci, e reduktuan, e gozhduan demokracinë në shumicën e votave. Detyruan disa asamblistë kukulla të votojnë që krimin që e bëri Musa Fazliu ta marrin mbi vetë.
Sot, është mbajtë seanca inauguruse për Kuvendin Komunal në Skenderaj. Pas betimit të asamblistëve dhe kryetarit filloi edhe votimi për kryesues të Kuvendit Komunal.
Gjatë procesit të votimit anëtari i komisionit zgjedhor nga radhet e PDK-së, Musa Fazliu, kishte filluar tu vë shenja fletëvotimeve, në mënyrë që të dinte se kënd po e votojnë asamblistët. Anëtarët e komisionit zgjedhor hetuan shkeljen dhe e raportuan atë.
Ne kërkuam që të formohet një komision hetimor, në mënyrë që të evidentohen shkeljet, por kryesusi e hodhi në votim dhe më shumicë votash vendosen që ta amnestojnë shkeljen. Pra, u vendos që një vepër që në situata normale do të përbënte vepër penale të falet.
U pajtuan që të asgjesojnë fletëvotimet për të fshehur krimin, dhe për të fshehur masakren që po i bëjnë demokracisë. Kur këso ngjarje ndodhin në Kuvendin Komunal, veç paremendojeni çfarë ndodh nëpër vendëvotime.
Masakruan demokracinë dhe me shumicën e votave vazhduan me proces të votimit. Për herë të parë ishte opozita ajo që mund të vendoste në Skenderaj. Dhe, ata vendosen u rreshtuan prapa fraksioneve PDK-se, përveç, ne asamblisteve te Levizjes VETEVENDOSJE! që abstenuam, ngase në fletëvotim mungonte opsioni kundër.
Musë Dervishaj i AKR-së paska thanë që: “njëri asamblistë na tradhtoi.” Jo Musë, të kanë tradhtu tre, ngase ishin veç dy vota abstenim, ndersa nëse tradhti për ty dmth pse një asamblist nuk votoi krahun e PDK-së që preferoje ti, atëherë AKR të cilës i prinë ti, ka tradhëtu qytetarin opozitar. Andaj, mos çoni mjegull tregoni që jeni vegla të PDK-së. Kaq./Drenicapress.info/