back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasBerisha: A po instalohet pushtet absolut në Drenas apo çka?

Berisha: A po instalohet pushtet absolut në Drenas apo çka?

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Shkruan Vehbi Berisha

Të nderuar qytetarë të Drenasit, pak me herët u njoftova nga rrjeti social facebook dhe mediet elektronike se paska dhanë dorëheqje Kryetari i Klubit Futbollistik “FERONIKELI” Z. Ekrem Elshani dhe sipas tij deri të akti i dorëheqjes ka ardhur pasi që një gjë të tillë ia kërkuar publikisht vet Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci në ceremoninë e shpalljes se sportistit te vitit nga Komuna e Drenasit.

Të nderuar qytetarë të Drenasit, duke e ditë se Klubi ynë i zemrës KF Feronikeli tanë këto vite shënoj suksese të larta në futboll duke fituar të gjitha trofetë në futbollin e Kosovës në vitet e fundit si dhe duke e ditur mirë-organizimin e këtij klubi, ku në vitin e kaluar se bashku me disa kolegë Asambleist nga Kuvendi Komunal i Drenasit e pata rastin të shihja edhe nga afër të gjithë organizimin dhe përkushtimin e KF Feronikelit, e sidomos të Kryetarit të deritanishëm z. Ekrem Elshani ku u patëm nda të kënaqur me sukseset dhe arritjet e KF Ferronikelit.

Prandaj duke u bazuar në gjitha këto që i ceka me lartë përfundimisht konsideroj se kjo dorëheqje e “dhunshme” është kryekëput tendencioze, e qëllimshme dhe plotësisht i pajustifikueshme.

Mendoj se sot me shumëse kurrë jo vetëm si individ por edhe si shoqëri duhet të jemi zë i atyre që iu behet padrejtësi sidomos ndaj atyre të cilët suksesin e tyre e kanë të dëshmuar dhe pa dallim se cilës parti ose grupimi politikë ai/ajo i takon.

Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas nga NPK

Fotografia e Vehbi Berisha

Të Fundit

Sport

ShowBiz