BallinaRegjionaleDrenasKordinatori i PSD-së në Drenas: Nuk jemi kundër PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit

Kordinatori i PSD-së në Drenas: Nuk jemi kundër PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin...

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Pas publikimit nga KALLXO.com të artikullit me titull: PSD hap zyrë në Drenas, qeverisjen e Ramiz Lladrovcit e quan ‘qeverisje të zhvatjes e nepotizmit’, ka reaguar Helidon Kastrati, kordinadinator i Partisë Socialdemokrate – PSD, Dega në Drenas.

Kastrati në reagimin e tij ka shkruar se PSD-ja jo se nuk janë kundër qeverisjes së PDK-së dhe të kryetarit Ramiz Lladrovci, por siç ka shkruar ai ata kanë vlerësime pozitive për Lladrovcin e PDK-në.

“Të nderuar ju shkruaj në cilësinë e kordinatorit të PSD-së Dega në Drenas. Ju lutem të korrigjoni titullin e lajmit për hapjen e zyrës së PSD-së në Drenas. Ne nuk jemi kundër qeverisjes së PDK-së në Drenas nga kryetari Ramiz Lladrovci, përkundrazi kemi vlerësim pozitiv. Me respekt, Helidon Kastrati”, ka shkruar kordinatori i PSD-së në Drenas.

Kallxo.com më herët gjatë ditës publikoi njoftimin e lëshuar nga vet PSD-ja, ku qeverisja e Partisë Demokratike në Drenas, e cila viteve të fundit udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci nga PDK, cilësohej si e papërgjegjshme, zhvatëse e parasë publike dhe e nepotizmit.

“Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka qenë ndër vite manifestim i papërgjegjësisë, zhvatjes së parasë publike dhe nepotizmit. Si rezultat, Drenasi është sot ende pa aparatura mjekësore ekzistenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare, me infrastrukturë të dobët rrugore, si dhe me mungesë të trotuareve dhe të objekteve shkollore”, thuhej në njoftim e lëshuar nga PSD.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz