back to top
Saturday, August 30, 2025
BallinaLajmeKonjufca: Avdullah Hoti e ka ëndërr të bëhet kryeministër

Konjufca: Avdullah Hoti e ka ëndërr të bëhet kryeministër

Të ngjajshme

A është e ligjshme thirrja e mbledhjes së Kryesisë pa u konstituuar Kuvendi?

Analisti politik Albert Krasniqi ka komentuar thirrjen për mbledhje...

Dua dhe Callum bëhen ortakë në biznes, kjo është kompania që themeluan

Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë,...

Parashutistin maqedonas e hedh stuhia në Shqipëri, rrezikonte të binte në Pogradec

Stuhia që mbretëroi rajonin tonë gjatë ditës së sotme...

Tri ndeshjet e para në La Liga, Atletico Madrid ende pa fitore

Starti i sezonit 2025/26 në La Liga nuk ka...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e ka quajtur të pacipë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, derisa ka folur edhe për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, menjëherë pas rënies së Qeverisë.

Konjufca ka thënë se deri te shkarkimi i Hotit erdhi pasi që ai ishte njeriu kryesor që punoi për rrëzimin e Qeverisë. Sipas Konjufcës një njeri i tillë që del kundër qeverisë nuk ka pse të jetë pjesë e saj, shkruan Reporteri.net.

Konjufca madje ka thënë se Hoti ishte ideator i mocionit të mosbesimit dhe se ai ka synime për tu bërë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, por që kjo nuk mund të bëhet pa zgjedhje të reja ku do të përballej me Albin Kurtin.

“Ai u pa që ishte njeriu kryesor për rrëzimin e kësaj qeveria. Një njeri i tillë nuk ka pse të jetë në këtë qeveri, aq më tepër që përdorë këso terma ndaj kryeministrit Kurti. Arsyetimet i ka thënë në fjalimin e tij Hoti. Bile u kuptua se ai ishte një prej organizatorëve të atij mocioni. Dikush prej një urimi fillon të vrapojë shpejt, e pastaj merr në thua. Megolomania e një personaliteti që i duket vetja kryeministër dhe mendon se sa më shpejt të zgjidhet pa shkuar ende kryeministri i vërtetë. Ai jeton me ëndrrën se do të bëhet kryeministër, por kjo pa zgjedhje është e pamundur”, ka thënë Konjufca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz