BallinaRegjionaleKonfiskohen barna pa banderola në disa barnatore të Skenderajt

Konfiskohen barna pa banderola në disa barnatore të Skenderajt

Të ngjajshme

✨👠 Moda po kthehet… dhe po vjen në kinema! 👠✨

The Devil Wears Prada 2 – Premiera më glam e...

Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të...

Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se, në kuadër të...

Kujdes, kamerat e policisë ju vëzhgojnë/ Afro 500 gjoba brenda tre muajsh në kryeqytet

Gjatë periudhës janar–mars 2026, njësiti i trafikut në kryeqytet...

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, gjegjësisht  Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik pranë Ministrisë së Shëndetësisë së RKS-së, sot me 23.09.2019,  kanë ndermarr një operacion kontrolli në disa barnatore në qytetin e Skenderajt, transmeton Drenica Press

Pas realizimit të kontrollit  të përbashkët me inspektoratin kompetent në dy barnatore janë gjetur sasi e barnave pa banderola, rreth 261 paketime të llojeve të ndryshme, rreth 58 copë ampula, që nuk iu dihej prejardhja dhe barna nga lista esenciale ( 20 insulina), të cilat edhe janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë

Lidhur me këto raste është njoftuar prokuroria dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar ndaj dy personave të dyshuar është inicuar rasti në procedurë të rregullt ”Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës, vlerëson lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim edhe me autoritete relevante të ndermar veprime ative ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjet e aplikueshme në vend dhe që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë mirëqenien apo shëndetin në përgjithësi. /Drenica Press/

LEXO EDHE: Skenderaj, organizohet gara e zagarëve (VIDEO)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz