BallinaRegjionaleDrenasKomuna pezullon punimet kompanisë së papërgjegjshme

Komuna pezullon punimet kompanisë së papërgjegjshme

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

 

Komuna e Drenasit ka pezulluar përkohësisht punimet në projektin e kanalizimit që ishte duke u punuar në fshatin Gllobar. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci gjatë inspektimit të punëve në këtë projekt, është zotuar se nuk do të lejojë ne asnjë projekt të punohet jashtë paramasave dhe parallogarive të kontraktuara, ndaj ka kërkuar edhe bashkëpunimin nga qytetarët. 

Pezullimi i punimeve të këtij projekti ka ardhur pasi që menaxheri i kontratës se bashku me drejtorin e Urbanizmit, kanë dyshuar se cilësia e gypit të kanalizimit nuk i plotëson kushtet e kërkuara në punët e kontraktuara nga ana e Operatorit Ekonomik.

Pas dyshimeve se gypat nuk janë të cilësisë së kontraktuar, drejtori i Drejtorisë, ka urdhëruar menaxherin e kontratës që t’i dërgoi në laborator për të kontrolluar cilësinë e tyre, nga çka u vërtetua se gypat në fjalë nuk i plotësojnë kriteret e parapara.

Me rastin e pezullimit të punimeve, ka dalur edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili tha asnjë operator ekonomik i cili nuk i plotëson kriteret sipas kontratës me paramasa e parallogarit, nuk do t’i lejohet t’i kryej punimet që janë ne interes të qytetarëve.

“Kam deklaruar disa herë, se nuk do të lejojë kryerje të punëve jo cilësore, për këtë kam deklaruar dhe zotu se nuk do të lejojmë të kryhet asnjë punë jashtë standardeve, prandaj kërkojmë bashkëpunimin edhe të qytetarëve ku janë duke u kryer punimet që të lajmërojnë nëse vërejnë se punët nuk janë duke u kryer si duhet dhe ne do të marrim masa”, ka thënë kryetari Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz