Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi sot ka pritur në takim, profesorin Ragip Xhafën, një figurë e shquar e arsimit në këtë komunë.
Me këtë rast, i pari i komunës tha se Xhafa për dekada ka ndikuar në formimin dhe edukimin e shumë gjeneratave, me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për mësimdhënien, transmeton IndeksOnline.
“Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e matematikës dhe edukimin e brezave, i ndava profesorit një mirënjohje simbolike nga Komuna e Vushtrrisë. Respekt për punën dhe gjurmën e pashlyeshme që profesor Ragipi ka lënë në jetën e mijëra nxënësve!”, ka shkruar tutje ai.
Statusi i tij i plotë: