Komuna e Skenderajt e anulon tenderin 148 mijë eurosh, Banesat e Kuqe mbeten ‘pa rregullimin e kulmeve’
dp

Lexo edheMinistri i Jashtëm turk u takua me Putinin, çfarë i kërkoi ai presidentit rus

Komuna e Skenderajt ka anuluar tenderin që kishte për qëllim rregullimin e kulmeve të objekteve të njohura si banesat e kuqe, shkruan portali rajoni.org.
Kështu është bërë e ditur në vendimin e lëshuar nga zyra e prokurimit ku shkruan se është anuluar aktiviteti i prokurimit me titull “Rregullimi i kulmit te objekteve-banesat e kuqe”.
Kontrata ishte mme vlerë të parashikuar prej 148,500€. Ndërsa për kontrat kishin ofertuar dy grupe operatoreve ekonomik:
1. “Adea Construction, Alping shpk dhe ATC com” me çmim 148,352.11€
2. “Bikos shpk” me çmim 151,607.11€

Lexo edheMinistri i Jashtëm turk u takua me Putinin, çfarë i kërkoi ai presidentit rus
Vendimi për anulimin e kësaj procedure është marrë më 27 qërshor 2025 nga drejtori Habib Asllani.
