BallinaLajmeKomuna e Prishtinës ndan miliona për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shkollave dhe...

Komuna e Prishtinës ndan miliona për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shkollave dhe çerdheve

Të ngjajshme

Arifi: Kurti do që Osmani të jetë kryetare e LDK-së për të bërë koalicion

Opinionisti Avni Arifi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin...

Napoli thyen heshtjen pas 80 minutash, udhëheq ndaj Milanit

Napoli ka shënuar më në fund golin e epërsisë...

Manipulimet me rezultatet e 28 dhjetorit, Kryeziu thotë se po vazhdojnë hetimet – paralajmëron aktakuza

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke...

Brikena dhe Mateo i thonë “Po” dashurisë

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë kurorëzuar dashurinë e...

Komuna e Prishtinës ka hapur një tender me vlerë mbi 3.9 milionë euro për shërbime të pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve edukativo-arsimore në kryeqytet.

Sipas dosjes së tenderit, projekti është i ndarë në dy lote dhe përfshin pastrimin e shkollave fillore, të mesme dhe çerdheve në Prishtinë. Kontrata parashihet të zgjasë 32 muaj dhe të mbulojë gjithsej 35 objekte shkollore.

Në kuadër të këtij angazhimi, operatorët ekonomikë që aplikojnë janë të obliguar të sigurojnë të gjithë personelin, mbikëqyrjen, pajisjet, materialet pastruese, kimikatet dhe transportin e nevojshëm për kryerjen e shërbimeve. Po ashtu, ata duhet të ofrojnë mjete të specializuara dhe furnizime të vazhdueshme për të garantuar një nivel profesional të mirëmbajtjes.

Tenderi parasheh edhe standarde të larta për sigurinë në punë. Operatorët duhet të pajisin punëtorët me uniforma dhe mjete mbrojtëse si doreza, maska, syze mbrojtëse dhe çizme, në përputhje me standardet evropiane për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas kushteve, operatori fitues duhet të caktojë një menaxher kontrate, i cili do të monitorojë zbatimin e shërbimeve dhe do të koordinojë punën me përfaqësuesit e komunës. Gjithashtu, kërkohet organizim efikas i stafit për të siguruar shërbime të shpejta dhe cilësore të pastrimit.

Sa i përket fuqisë punëtore, për Lotin 1 (shkollat fillore) kërkohet angazhimi i të paktën 149 punonjësve, ndërsa për Lotin 2 (shkollat e mesme dhe çerdhet) gjithsej 76 punonjës. Në të dy rastet, një pjesë e stafit duhet të merret nga lista e ofruar nga autoriteti kontraktues.

Dokumenti i tenderit specifikon në detaje procedurat e pastrimit, duke përfshirë mirëmbajtjen e dyshemeve, pastrimin e tualeteve, menaxhimin e mbeturinave, si dhe inspektimet e rregullta teknike për nyjet sanitare, rrjetin elektrik dhe elementet e tjera të objekteve.

Po ashtu, operatorët janë të obliguar të ofrojnë shërbime të rregullta deri në 7 ditë në javë, ndërsa në raste të veçanta, pastrimi mund të kërkohet edhe jashtë orarit të punës, pa kompensim shtesë nga komuna.

Ky tender konsiderohet një nga kontratat më të mëdha për shërbime mirëmbajtjeje në sektorin e arsimit në kryeqytet, me synim përmirësimin e kushteve higjienike në shkolla dhe çerdhe./Indekonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz