Komuna e Prishtinës i jep lejen platformës qytetare “Liria ka emër” për marshin e 17 shkurtit
dp

Lexo edheProtestat e transportuesve në rajon bllokuan pikat kufitare, OEK thirrje BE-së për ndërhyrje urgjente: Pasoja serioze për bizneset kosovare

Marshi do të mbahet me 17 shkurt, nga ora 14, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi.
“Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Platforma “Liria ka Emër” u bën thirrje qytetarëve të Prishtina dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vite. Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Lexo edheProtestat e transportuesve në rajon bllokuan pikat kufitare, OEK thirrje BE-së për ndërhyrje urgjente: Pasoja serioze për bizneset kosovare