Komuna e Mitrovicës përfiton donacion 600 kontejnerë nga GIZ-i Gjerman

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit, sot ka pranuar një donacion nga GIZ-i Gjerman rreth 600 kontejnerë, me nga 240 litra, të cilët do të shërbejnë për ndarjen e mbeturinave te riciklueshme në lagjen “Ilirida” të qytetit të Mitrovicës.
Ky donacion është mbështetur nga GIZ-i Gjerman dhe projekti u implementua nga organizata Green Art Center, ku do të jenë të përfshira rreth 600 familje dhe biznese për ndarje e riciklim të mbeturinave.
Sipas Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, kontejnerët do të fillojnë të shpërndahen në lagjen “Ilirida”, gjatë javës së ardhshme.

Lexo edheZyrtare: Walter Ventura transferohet te Trepça ’89
Me këtë rast drejtori Isufi kërkon nga qytetarët të mbështesin këtë projekt i cili ka filluar së zbatuari edhe në lagje tjera të qytetit të Mitrovicës.














