back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKomuna e Malishevës nga nesër fillon trajtimin e qenve endacakë

Komuna e Malishevës nga nesër fillon trajtimin e qenve endacakë

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Prej nesër, në territorin e Komunës së Malishevës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë. Ky trajtim do fillojë pasi Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimi Rural, ka nënshkruar sot një marrëveshje me fondacionin zviceran “Stray Coco”, ndërsa nga nesër edhe fillon implementimi i kësaj marrëveshje, përmes së cilës, do të bëhet sterilizimi dhe kastrimi i qenve endacakë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha dhe Blendi Bejdonit, përfaqësues i fondacionit “Stray Coco” në Kosovë.

Me të gjitha angazhimet për sterilizimin dhe kastrimin e qenve endacakë do të merret ky fondacion, duke filluar nga kapja, transporti deri në klinikë dhe të gjitha procedurat kirurgjikale për sterilizim dhe kastrim.

Sipas Komunës së Malishevës, këtë gatishmëri e ka shprehur ky fondacion pas përpjekjeve të drejtorit Murat Hoxha për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues. Mbikëqyrja e kësaj marrëveshje, do të bëhet nga Drejtoria për Bujqësi dhe Stacioni Policor në Malishevë.

Përndryshe, prania e jashtëzakonshme e qenve endacakë në territorin e Komunës së Malishevës, ka qenë një prej shqetësimeve kryesore pasi numri i madh i tyre ishte rrezik potencial për sigurinë fizike dhe shëndetësore të qytetarëve.

“Përveç rrezikut nga kafshimet e mundshme, qytetarët kanë qenë të rrezikuar edhe nga bartja e viruseve të ndryshëm nga ana e qenve pa përkujdesje, si dhe bartja e insekteve të ndryshme, nga fusha në vendet e banuara, përfshi edhe bartjen e rriqrave”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës, raporton Koha.net.

Me këtë rast, drejtori Hoxha u ka bërë thirrje të gjithë atyre pronarëve që mbajnë qen në shtëpi që të kujdesen për vendosjen e shenjave identifikuese për qen, siç janë rripat me qafore për qen, apo t’i mbajnë të lidhur, në mënyrë që të mos kapen dhe të trajtohen bashkë me qentë tjerë endacakë.

Komuna e Malishevës thotë se projekti do të zgjas deri në trajtimin e të gjithë qenve endacakë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz