Të hyrat publike dhe ato vetanake të suksesshme në Komunën e Drenasit, ulen shpenzimet e parasë publike.
Zhvillimi i buxhetit në Komunën e Drenasit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti për nga aspekti i të hyrave publike ka qenë mjaft i sukseshshëm, po ashtu edhe të hyrat vetanake, ndërsa të dhënat qendrojnë mirë edhe me shpenzimin e parasë publike.
Derisa buxheti fillestar për Komunën e Drenasit, kap shumën prej 12.710.648 euro, planifikimi për gjashtëmujorin e parë i të hyrave ka qenë në shumën prej: 6.355.324 euro, planifikim ky i krahasuar me ndarjen-alokimin e mjeteve i realizuar në shumën prej 7.675.461 euro, paraqet ngirtje të performancës lidhur me pranimet e të hyrave për plus 20.77 për qind. Në këtë ngritje të performancës ka ndikuar ndarja e grantit qeveritar, sidomos për kategorin ekonomike të shpenzimeve kapitale. Kur është fjala për të hyrat e shpenzimeve të burimeve vetanake të arkëtuara në shumën prej: 469.122,00 euro të krahasuara me periudhën e njejt të një viti më parë, kemi ngritje të performancës prej plus 3.50 për qind. Zhvillimi i buxhetiti komunal për periudhën raportuese janar-qershor 2016 lidhur me shpenzimet karrshi planifikimit janë të realizuara për 95.46 për qind, apo krahasuar me periudhën e njejt të një viti më parë, performanca është e ngritur për plus 3.05 për qind.
Bazuar ne të dhënat e raportit të Sistemit Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës ( SIMFK ) Komuna e Drenasit vazhdon që edhe me tutje të kursej paranë publike kur kihet parasysh se tek shpenzimet e perditshme siç janë: shpenzimet e meditjeve janë të shpenzuara vetëm 2.570,20 euro; pastaj karborante për vetura vetëm shumën prej: 15.242,21 euro, brenda cilës shumë QKMF-ja ka hargjuar shumën prej: 6.059,31 euro, njesiti i zjarrëfikësve shumën prej 4.222, 28 euro, ndërsa 12 programe të tjera ( zyra e kryetarit, zyra e kuvendit, dhjetë drejtoratet ) kanë hargjuar vetëm shumën prej 4.960,62 euro. Shpenzimet e reprezentacionit për të gjitha drejtoratet dhe tri zyret komunale kapin shumën prej 3.392,42 euro, ndërsa shpenzimet fikse te telefonit për të gjitha programet buxhetore ( 13 ) kapin shumën prej 1.893,37 euro.