BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit synon të rritë taksat komunale për bizneset, reagojnë këto...

Komuna e Drenasit synon të rritë taksat komunale për bizneset, reagojnë këto te fundit

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Mourinho vendos disa kushte për tu rikthyer si trajner i Real Madridit

Jose Mourinho ka vendosur disa kushte për tu rkthyer...
Komuna e Drenasit te enjten pritet të miratojë ndryshimet e Rregulloren Komunale për tatime, tarifa , ngarkesa dhe gjoba.

Por kjo rregullore ka zgjuar pakënaqësi të disa biznese pasi sipas tyre me këtë komuna synon të rritë çmimet për bizneset duke bërë që sipas tyre kjo komunë të ketë çmimet më të larta për bizneset nga të gjitha komunat e Kosovës.

Nga kjo rregullore tarifa vjetore komunale më së shumti do të rritet për noterit, avokaturat dhe barnatoret farmaceutike.

Taksa vjetore prej 250 euro sa ishte për barnatoret sipas rregullores së re do të jetë 1500 euro në vit. Ndërsa për noteritë dhe avokaturat nga 200 sa ishte do të rritet në 1000 euro.

Njëri nga biznesmenët në këtë komunë i ka thënë lajmit.net se i kanë nisur një shkresë komunës duke shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë vendim. Madje sipas tij është i habitshëm ky vendim që po planifikon komuna, kur gjatë fushatës zgjedhore kryetari aktual kishte premtuar lehtësira.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz