back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit shpreh shqetësim për ndërprerjen e energjisë elektrike

Komuna e Drenasit shpreh shqetësim për ndërprerjen e energjisë elektrike

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Arsim Haxhiu, drejtori i Urbanizmit, z. Betim Berisha dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike, kanë pritur në takim përfaqësuesit e KEDS-it dhe kanë diskutuar për problemet dhe ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike që po behën në Kosovë, veçanërisht në Komunën e Drenasit.

Pas shqetësimeve të shumta nga ana e bizneseve dhe qytetarëve, nënkryetari Haxhiu ka kërkuar sqarime për reduktimet që janë duke ndodhur tash e disa muaj në Komunën e Drenasit nga ana e KEDS-it. Këta të fundit janë arsyetuar se reduktimet që janë duke ndodhur është pasojë e projekteve që janë duke u punuar në rrjetin e energjisë elektrike në terë territorin e Republikës së Kosovës. Mirëpo, nënkryetari Haxhiu ka kërkuar nga KEDS-i që kjo dukuri të përmirësohet, pasi që reduktimet që po ndodhin janë në dëm të qytetarëve, e sidomos të bizneseve. Ndërsa përfaqësues të KEDS-it, kanë premtuar se gjatë sezonit të dimrit nuk do të këtë reduktime dhe se sezone e implementimit të projektit për përmirësimin dhe rregullimin e rrjetit është afër përfundimit. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz