BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit po evidenton të ardhurit nga diaspora

Komuna e Drenasit po evidenton të ardhurit nga diaspora

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Komuna e Drenasit, përkatësisht, Shtabi Emergjent po vazhdon monitorimin e gjendjes aktuale dhe po zbaton masat preventive ndaj virusit COVID-19. Deri tani nuk ka të verifikuar me virusin COVID, dhe stafi shëndetësor në QKMF në Drenas dhe QMF në Komoran, po ofron shërbime 24 orë për qytetarët.

Shtabi Emergjent bashkë me administratorët e fshatrave që nga paraqitja e rastit të parë pozitiv me virusin COVID në Kosovë, ka nisur të evidentoj bashkatdhetarët që kanë ardhur nga vendet e mërgatës në Drenas.

Deri tani janë evidentuar disa persona, dhe të njëjtit iu është dhënë rekomandimi që të vetëizolohen në shtëpi. Stafi mjekësor i QKMF-së po përcjell shenjat e tyre klinike, ku asnjë prej tyre deri tani nuk ka manifestuar simptoma të virusit COVID-19.

Ndërsa, kemi edhe disa raste tjera që tashmë i kanë kaluar 14 ditë pa shenja klinike dhe kanë dalë nga masa e vetëizolimit shtëpiak. Kurse, rasti tjetër që është udhëzuar për në Klinikë Infektive pas bërjes së analizave ka dalë negativ.

Ndryshe, Komuna e Drenasit po zbaton në përpikëri të gjitha vendimet e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Dezinfektimi i objekteve institucionale dhe pastrimi i rrugëve është bërë, derisa edhe masa tjera mbrojtëse janë duke u zbatuar si nga niveli komunal, ashtu edhe nga qytetarët.

Komuna e Drenasit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe bashkatdhetarët të cilët janë vetëizoluar dhe shëndeti i tyre është mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz