BallinaLajmeKomuna e Drenasit ndanë 160 bursa për studentët më të mirë

Komuna e Drenasit ndanë 160 bursa për studentët më të mirë

Të ngjajshme

Korrupsioni në Kiev: Rrezik për Zelenskyn?

Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet. Organet antikorrupsion...

“Kosova ka nevojë për secilin prej jush”, Musliu-Shoshi thirrje për mërgimtarët

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë...

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një...

KQZ miraton fletëvotimin për votimin me postë jashtë Kosovës, kështu do të duket

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Komuna e Drenasit ka ndarë bursë me vlerë 500 euro për studentët e dalluar të kësaj treve.

Këto bursa janë selektuar në mënyrë tejet të detajuar dhe i janë dhuruar më meritorëve.
Detajet rreth ndarjës së këtyre beneficioneve, i dha faqja zyrtare e komunës së Drenasit.

| Komuna ndan 160 bursa për studentë të Drenasit

Komuna e Drenasit, ka ndarë 160 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara sipas konkursit.
Këto bursa që kanë për synim ngritjen e cilësisë së arsimit, janë ndarë për studentët që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2019-2020.

Numri i bursave nga buxheti komunal janë 160, ndërsa, lartësia e bursës komunale për një student është 500 euro.

Komisioni në përbërje të anëtarëve profesional, ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet me kujdes, dhe përfitues janë shpallur vetëm ata të cilët kanë marrë pikë më së shumti, duke u bazuar në kriteret e konkursit. Ndërsa, Komuna e Drenasit, sikurse vitet e kaluara, është duke bërë përpjekje që përmes donatorëve të sigurojë edhe 40 bursa për studentë sipas listës së publikuar.

Kryetari Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar përzgjedhjen e bursistëve, duke uruar suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa më të mira.

Më poshtë gjeni linkun e rezultateve për studentët të cilët kanë aplikuar për bursë komunale.| shkruhet në postimin e komunës./indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz