back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaKomuna e Drenasit , 1000 euro për prindërit që kanë mbi...

Komuna e Drenasit , 1000 euro për prindërit që kanë mbi 7 FËMIJË

Të ngjajshme

Haaland, Manchester City përmbys Realin (VIDEO)

Manchester City ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit qysh...

Manchester City skuadër e preferuar për Rodrygon, Reali në epërsi (VIDEO)

Real Madrid ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt. Sulmuesi...

Drenicasi Qendrim Pirraku shkëlqen në kardiokirurgji me notë të lartë ( FOTO)

Qendrim Pirraku nga Drenasi ka përfunduar me sukses specializimin...

Paris Guri: Nëse e shkel Kushtetutën je super kriminel – Çka je nëse e shkel 32 herë?

Kandidati i LDK-së për deputet, Paris Guri, ka kritikuar...

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Naim Bazaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Blerand Stavileci.

Ky i fundit ka thënë se “ata që kanë 300 euro të ardhura mujore nuk duhet të bëjnë nga 7 fëmije”. Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, Bazaj ka thënë se deklatatat e tilla janë shoviniste dhe që i ngjajnë ministrave të Serbisë. “Publikisht reagoj ndaj këtij ministri i cili thotë se kush ka 300 euro pagë mujore nuk duhet të bëjë 7 fëmijë, kjo është e papranueshme së pari si çështje kombëtare e pastaj edhe morale. Vetëm serbët lëshonin këso lloj deklaratash për të zhdukur popullin autokton shqiptar në Ballkan, e pse një ministër “shqiptar” bënë një deklarim të tillë kjo është e pafalshme”, ka thënë mes tjerash kryesuesi Bazaj. Ai më tej ka shtuar se ministri Stavileci publikisht duhet të kërkojë falje ndaj asaj deklarate dhe të jep dorëheqje urgjente. Bazaj ministrin Stavileci e ka quajtur si përfitues të votave. “Kërkoj nga ky përfitues i votuesve të PDK-së dhe përfitues i madh deri më tani, që të jep dorëheqje urgjente. Ky dhe shumë ministra të tjerë fëmijët e tyre i shkollojnë nëpër shkolla private dhe jashtë Kosovës e kërkon të mos rritet shtimi i popullsisë shqiptar dhe e ndien veten shqiptar”, ka thënë Bazaj. Si kundërpërgjigje të ministrit Stavileci, kryesuesi i Kuvendit të Drenasit, në këtë mbledhjet ka propozuar që për vitin 2015 ata që kanë fëmijën e parë të subvencionohen me nga 100 euro, ndërsa ata që kanë mbi 7 fëmijë me nga 1000 euro. Ky propozim u hodh në votim dhe më vota unanime nga grupet parlamentare të Kuvendit u votua.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz