Kompletohen çerekfinalet në Kupën e Amerikës
BILLI

Lexo edhe“Shpërthejnë” shakatë me Luis Suarezin, portieri prek topin me dorë, sulmuesi kërkon penallti!

Janë kompletuar çiftet çerekfinale në Kupën e Amerikës, me duelin Kolumbi – Kili që pritet të jetë më interesanti.
Mbrëmë pasmesnate u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës grupore me Uruguain që e mposhti Kilin 1-0 dhe Ekuadori e Japonia që luajtën baras 1-1.
Një gol i vonshëm nga Edinson Cavani i dha fitoren minimale Urugait ndaj Kilit për të siguruar pozitën e parë në Grupin C dhe për të kaluar në çerekfinale ku do të takohet me Perunë.
Kili, në anën tjetër, në çerekfinale do të ndeshet me kombëtaren e vetme që i ka fituar të tri ndeshjet deri tani, Kolumbinë.
Në dy duelet e tjera çerekfinale, nikoqiri Brazili përballet me Paraguain, ndërsa Argjentina e Lionel Messit, e cila është në kërkim të këtij trofeu për herë të parë që prej vitit 1993, do të ndeshet me Venezuelën.

Lexo edhe“Shpërthejnë” shakatë me Luis Suarezin, portieri prek topin me dorë, sulmuesi kërkon penallti!
Një gjysmëfinale e zjarrtë na pret në Kupën e Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës, nëse të dyja i fitojnë ndeshjet e tyre çerekfinale.
Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 27, 28 dhe 29 qershor.
