back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeKomisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i ka identifikuar një numër të maturantëve...

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i ka identifikuar një numër të maturantëve që kanë shkelur rregullat e Provimit të Maturës Shtetërore, duke përdorur telefona celularë, apo mënyra tjera kopjimi dhe ka marrë masa ndaj tyre. KShM njofton se një numër tjetër i maturantëve tashmë të identifikuar, kanë abuzuar me rregullat e testimit duke komunikuar në rrjetet sociale me individë dhe grupe të caktuara me qëllim kopjimi. Pas identifikimit të tyre janë mësuar emrat, adresat dhe qendrat e tyre si dhe emrat e administruesve dhe klasat ku kanë administruar ata. Të gjithë maturantëve që i kanë shkelur rregullat e Testit të Maturës, për një vit u ndalohet hyrja në testin e maturës, kurse ndaj administruesve që nuk i kanë zbatuar rregullat apo shkelur ato, është iniciuar procedurë disiplinore siç e përcakton Ligji për Provimin e Maturës Shtetërore. Komisioni i Maturës Shtetërore është i përkushtuar për zbatimin e plotë të rregullave të administrimit të Provimit të Maturës Shtetërore, ndërsa po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës, e cila po i zhvillon procedurat hetimore ndaj të gjithë atyre që kanë abuzuar me këtë proces me qëllim të përfitimit dhe komprometimit të tij. Deri tani janë iniciuar procedura disiplinore ndaj këtyre administruesve: Rifat Demaku – mësimdhënës nga Drenasi (administrues në Malishevë); Fixhrije Salihu – mësimdhënëse nga Prishtina (administruese në Pejë); Xhemajl Behluli – mësimdhënës nga Gjilani (administrues në Lipjan); Idriz Ugraj – mësimdhënës nga Suhareka (administrues në Viti); Adil Krasniqi – mësimdhënës nga Prishtina (administrues në Fushë Kosovë); Arta Sadiku – mësimdhënëse nga Podujeva (administruese në Mitrovicë). Komisioni Disiplinor në MAShT është duke i analizuar dhe proceduar edhe rastet tjera të identifikuara. KShM zotohet se asnjë rast i shkeljeve të faktuara nuk do të mbetet i pandëshkuar siç e përcakton ligji. KShM i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e pjesës së dytë të Maturës Shtetërore, e cila mbahet më 18 qershor 2016. Me këtë rast, Komisioni falënderon të gjithë akterët e përfshirë në proces dhe i fton ata që t’i përmbushin detyrat dhe obligimet ligjore.

Të ngjajshme

Lëndohet polici gjatë shuarjes së një zjarri në Kamenicë

Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të...

Ten Hag i shpalos letrat: Ronaldo nuk ishte kurrë problemi te Man Utd

Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka këmbëngulur...

Podujevë: Kultivoi bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në fshatin Peran të Podujevës,...

Siç ishte njoftuar edhe më herët, Bashkimi Evropian ka pranuar ftesën e autoriteteve të Kosovës që EULEX-it t’i vazhdohet mandati për dy vjet.

Pas kësaj, ka ardhur letërpërgjigja që përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini, ia ka përcjellë një ditë më parë presidentit Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi.

Letrat e shkëmbyera do të përdoren si instrumente të marrëveshjes ndërkombëtare për EULEX-in, që pritet të ratifikohet gjatë ditës në Kuvend.

Më poshtë ua sjellim letrërpërgjigjen e plotë që Mogherini ia ka përcjell presidentit Hashim Thaçi:

letra

- Advertisement -

Të Fundit