Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKomisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke vendosur theks të ri mbi konkurrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen.

“Ky është një buxhet që i përgjigjet ambicies së Evropës, që përballet me sfidat e saj dhe që forcon pavarësinë tonë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para gazetarëve në Bruksel.

“Buxheti është më i madh. Është më i zgjuar dhe më i mprehtë. Ai jep rezultate për qytetarët dhe bizneset tona, për partnerët tanë dhe për të ardhmen tonë”, shtoi ajo.

Komisioni tha se propozimi përfaqëson 1.26% të Prodhimit Kombëtar Bruto të Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare, një matës i madhësisë së ekonomisë, krahasuar me 1.13% në buxhetin e tanishëm shtatëvjeçar.

Buxheti i ri duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare dhe të nënshkruhet nga Parlamenti Evropian.

Propozimi përfshin 451 miliardë eurosh për Fondin e ri të Konkurrueshmërisë Evropiane, i fokusuar në forcimin e industrisë së mbrojtjes, nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen e tranzicionit të industrisë drejt energjisë së pastër në të gjithë bllokun.

Propozimi ndan 131 miliardë euro në veçanti për mbrojtjen dhe hapësirën, një rritje e pesëfishtë në krahasim me shkallën e tanishme, sipas komisionit.

Gjithashtu, parashikohen 302 miliardë euro për të mbështetur fermerët dhe të paktën 218 miliardë euro për rajonet më pak të zhvilluara të Evropës, si dhe 200 miliardë euro për programe globale.

Shumica e fondeve për buxhetin vijnë nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

Megjithatë, komisioni propozoi disa mënyra për t’i rritur fondet drejtpërdrejt për buxhetin, përfshirë një taksë të re ndaj kompanive që bëjnë biznes në Evropë dhe që kanë një qarkullim vjetor neto mbi 100 milionë euro në një vend të BE-së.

Disa vende të BE-së dhe ligjvënës e kritikuan menjëherë këtë propozim.

“BE-ja është e rëndësishme për mirëqenien tonë, por buxheti i propozuar është shumë i lartë”, tha ministri holandez i Financave, Eelco Heinen.

Parlamenti Evropian, nga ana tjetër, tha se propozimi i komisionit nuk ishte mjaftueshëm i madh.

“Nuk mund të bëjmë më shumë me më pak. Prioritetet e reja kërkojnë burime të reja dhe duhura, jo shkurtime të prioriteteve ekzistuese”, tha Siegfried Mureșan, eurodeputet i qendrës së djathtë dhe negociator për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

Debatet për buxhetin janë ndër më të vështirat në politikën e BE-së, sepse nxjerrin në pah ndarjet politike dhe ekonomike mes vendeve anëtare.

Bisedimet në muajt në vijim pritet të theksojnë tensionet politike mes përpjekjeve për të rritur financimet për prioritetet e reja dhe ruajtjen e investimeve tradicionale në bujqësi dhe zhvillim rajonal. /REL

- Advertisement -

Të Fundit