BallinaLajmeKomisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Komisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Të ngjajshme

Ministri britanik: Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit nuk është një luftë e NATO-s

Ministri i Punës dhe Pensioneve Pat McFadden në Britaninë...

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite

Shoshana Strook, 34 vjeçe, vajza e ministres së Izraelit...

Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Uran Luzha, veteran i UÇK-së sonte në emisionin “Fol...

Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje konkrete për kategori të caktuara punëtorësh profesionistë nga vendet e treta, përfshirë shoferët e kamionëve, të cilëve u nevojitet qëndrimi më i gjatë në zonën Shengen.

Në strategjinë e vizave të miratuar nga Komisioni Evropian konfirmohet vetëm gatishmëria për të shqyrtuar gjetjen e një zgjidhjeje pragmatike për profesionistët që varen kryesisht nga mobiliteti.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për këto vështirësi në këtë fushë. Dhe në këtë strategji të vizave, po e adresojmë edhe këtë çështje. Pra, propozojmë të shqyrtojmë më shumë fleksibilitet, pa kompromentuar njëkohësisht sigurinë”, tha Hena Virkunen, zëvendës presidente e KE-së.

Transportuesit rajonalë konsiderojnë se sistemi i ri i hyrje-daljeve po shkakton vonesa dhe humbje ekonomike, dhe për këtë arsye kanë nisur bllokimin e kalimeve kufitare me shtetet e zonës Shengen. Sidoqoftë, sistemi i hyrje-daljeve vetëm ndryshon mënyrën e vulosjes së pasaportave: nga manuale në digjitale.

“Ne jemi të vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga operatorët e transportit në Ballkanin Perëndimor dhe është e rëndësishme të theksojmë se ky sistem i hyrjeve-daljeve nuk ka futur kërkesa të reja lidhur me kohëzgjatjen e qëndrimeve të shkurtra në zonën Shengen”, tha Virkunen.

Në strategjinë e miratuar për vizat, Komisioni Evropian konfirmon mundësinë e legjislacionit të ri në nivel të BE-së, me rregulla të posaçme për qëndrime më të gjata se 90 ditë brenda periudhës 180-ditore. Miratimi i këtij legjislacioni kërkon një afat të gjatë kohor, pasi përfshin procedura komplekse vendimmarrëse dhe dakordim ndërmjet institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare./rtk/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz