back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeJanina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat...

Janina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat qytetarët

Të ngjajshme

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar rritjen e propozuar të çmimit të energjisë elektrike prej 21% nga KESCO për vitin 2026.

Sipas Ymerit, është e nevojshme të shihen dokumentet e konsultimeve publike për të kuptuar bazën e rritjes.

“Duhet me pa dokumentet e konsultimeve publike për me pa vlerësimin me rritjen 21%. Megjithatë kjo përqindje nuk zvogelohet tej mase se KESCO e din çfarë shpenzime i pranohen dhe po reflekton importin”, tha Ymeri për Periskopin.

Ajo thekson se, edhe pse rritja mund të ketë justifikim si reflektim i importit, shkak për situatën aktuale është keqmenaxhimi i sektorit energjetik.

“Si reflektim i importit po ka bazë për rritje çmimi të rrymës, por pse ka ndodhur kjo është keqmenaxhim i sektorit të energjisë elektrike duke filluar nga ZRRE, KEDS, KOSTT, KESCO, KEK përfshirë edhe Ministrinë e Ekonomisë.”, është shprehur tutja ajo.

Ymeri kritikon gjithashtu qeverinë për kostot shtesë duke thënë se po zhvat xhepin e qytetarit.

“Qeveria jo vetëm se ka dështuar në menaxhimin e sektorit energjetik, por edhe po zhvat xhepin tonë vit pas viti me kosto shtesë jete.”, tha Ymeri.

Nëse ZRRE-ja e aprovon këtë kërkesë, kjo do të jetë hera e tretë në katër vjetët e fundit që rritet çmimi i rrymës.

Hera e parë ku është ngritur çmimi ka qenë viti 2023. Aso kohe ZRRE-ja pati aprovuar rritjen e çmimit për 15 për qind.

Kurse për herë të dytë çmimi i rrymës është ngritur vitin 2025, kur ZRRE pat vendosur se çmimi te ngritët për 16.1 për qind.

Të Fundit

Sport

ShowBiz