HomeShowBizShfaqja nga Kosova “Në hijen e një peme u ula dhe qava”...

Shfaqja nga Kosova “Në hijen e një peme u ula dhe qava” jepet në Oslo

Të ngjajshme

Hasanpapaj i përgjigjet Surroit, për 8 pikat e kushtetushmërisë së dekretit

Kandidati për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, i është përgjigjur publicistit...

Mbyllet pjesa e parë në miqësoren Turqia U21 vs Kosova U21

Turqia U21 dhe Kosova U21 e mbyllin 45 minutëshin...

Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë...

Shfaqja “Në hijen e një peme u ula dhe qava”, e cila deri tani ka marrë kritika të shkëlqyera ndërkombëtare, do të jepet në Teatrin Black Box në Oslo më 12 dhe 13 qershor 2026, nga ora 19:00, si pjesë e festivalit prestigjioz “Heddadagene”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore në Norvegji.

Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur shqiptarë Arben Bajraktaraj, Ilire Vinca, Amernis Nokshiqi dhe një ansambël i gjerë artistësh nga Kosova dhe Afrika e Jugut. Regjinë e shfaqjes e ka bërë Blerta Neziraj, ndërsa tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj.

Shfaqja ka në fokus aksionin e pajtimit të gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, si dhe komisionin për të vërtetën dhe pajtimin në Afrikën e Jugut në vitin 1995.

Ajo që nisi si një nismë e vogël pajtimi në Kosovë u shndërrua shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare. Në tubime publike, nëna, baballarë dhe anëtarë të familjeve ngjiteshin në skenë para mijëra njerëzve dhe falnin gjakun e të afërmve të tyre. Gjatë këtij procesi u mbajtën dhjetëra tubime pajtimi dhe u falën 1,275 gjaqe dhe ngatërresa. Mbi gjysmë milioni njerëz morën pjesë në tubimin përmbyllës të pajtimit në vendin e quajtur Verrat e Llukës.

Mediat ndërkombëtare e kanë vlerësuar lart shfaqjen. Deutschlandfunk Kultur nga Gjermania e përshkroi kështu: “Një produksion i rëndësishëm… Energjia dhe humori janë të shkëlqyera… Në “Në hijen e një peme u ula dhe qava”, aktorët nga të dy vendet ndajnë skenën, por nuk ka konsensus se kush ka bërë sakrificat më të mëdha”.

Pas prezantimit në Afrikën e Jugut në prill 2026, shfaqja do të vazhdojë turneun e saj evropian gjatë vitit 2026 dhe do të prezantohet në New York në mars 2027.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz