Kolona të gjata nëpër pikat kufitare
03
Lexo edheMjeshtër të ujit, ngrohjesh e mjekë, Gjermania po i kërkon plot 472 mijë punëtorë, këto janë kushtet
Kolona jashtëzakonisht të gjata janë krijuar nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Gati dy kilometra kolona në Merdare, po shkaktojnë pritje enorme prej 7 orësh për mërgmitarët kosovarë.
Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, teksa mërgimtarët aty janë bllokuar për pesë orë.
Edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve shkojn në mbi dy orë.

Lexo edheMjeshtër të ujit, ngrohjesh e mjekë, Gjermania po i kërkon plot 472 mijë punëtorë, këto janë kushtet
Në Muçibabë, pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.
Nga pala kosovare si rëndom është fajësuar Serbia për maltretimin e mërgimtarëve.
Sipas MPB-së, Serbia po shkel mbi marrëveshjet e Brukselit mbi lëvizjen e lirë, dhe se pritjet janë gjithmonë në dalje të Kosovës, aty ku përgjegjëse është pala serbe.