BallinaLajmeKolona të gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Kolona të gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Edhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm po vazhdon të ketë pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar dhe në Dheun e Bardhë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të gjata ka në pikëkalimin kufitar Merdar.

Në këtë pikë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 100 deri në 120 minuta, apo gjatësia e kolonës së automjeteve deri në 1,200 metra.

Edhe pse Policia e Kosovës ka apeluar për të shmangur pikën kufitare në Merdar, mërgimtarët sërish po e zgjedhin atë.

Kurse në territorin e Serbisë pritjet janë 3 deri në 5 minuta. Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë, ku pritet deri 90 deri në 110 minuta.

Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale përmes këtij LINKU. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz